Nishani, takim me demokratët në Korçë: Problemet në PD më shumë se...

Nishani, takim me demokratët në Korçë: Problemet në PD më shumë se largimi i kryetarit

160
0
Shares

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani dhe ish-anëtarja e Kryesisë, Edit Harxhi, kanë zhvilluar sot një takim në Korçë.

Kryetari i këshillit kombëtar Bujar Nishani theksoi se Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e 25 prillit dhe lideri i opozitës Basha duhet të marrë përgjegjësi për këtë rezultat duke u larguar nga drejtimi i partisë.

“Përgjegjësia politike e dorëheqjes është tregues i përgjegjshmërisë dhe dorëheqja e përgjegjësit kryesor është tregues që ti e konsideron interesin e partisë mbi interesin personal”

Nishani ka bërë apel për një reformim tërësor të partisë më të madhe të opozitës.

Nishani ka vënë në dukje se nëse ky ndryshim nuk ndodh atëherë Edi Rama do të fitojë sërish.

 “Ne duhet të bëhemi të vërtetë dhe jo fiktivë, të vërtetë dhe jo hileqarë. PD ka nevojë për një reformim drastik. Thirrja kryesore është për PD ajo është më e madhe sesa një kryetari dhe karrige. Rrezikojmë që PS të rrijë jo 8 e 12 vjet, por edhe 20 vjet. Ne na bashkon shqetësimi që kjo shtëpi nuk është më shtëpi e madhe. Çështja nuk është tek Basha IK, por të marrë përgjegjësitë politike që janë më të mëdha sesa interesi i kryetarit. Ne gjykojmë proçes më të gjerë se sa ndryshimi i një kryetari”, tha Nishani. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY