ENIGMA/ Futbollistet bien në fushë njëra pas tjetrës, policia jep versionin zyrtar...

ENIGMA/ Futbollistet bien në fushë njëra pas tjetrës, policia jep versionin zyrtar për vajzat e Bilishtit

232
0
Shares

Policia e Tiranës njoftoi sot se sëmundja e futbollistëve në ndeshjen për femra mes Partizanit dhe Bilishtit nuk lidhet me ushqimin.

”Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për disa futbolliste të cilat dyshohen se janë helmuar nga ushqimi, ju bëjmë me dije se : Pas verifikimeve paraprake të kryera nga sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shendetsore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Tiranës.

Ndeshja e futbollit për femra mes Partizanit dhe Bilishtit është ndërprerë gjatë pjesës së parë.

Gjashtë futbolliste kanë pasur gjendje të fikëti në fushë, ndërsa dy prej tyre ishin në gjendje më të rëndë ndaj janë transportuar menjëherë në spital.

Fillimisht u dyshua se futbollistet janë helmuar prej ushqimit por policia më pas dha tjetër shpjegin.

Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte bindshëm me shifrat 5-0. r.s

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY