Stresi, shokët vonuan ndihmën për Mehmet Qemën, e çuan në QSUT se...

Stresi, shokët vonuan ndihmën për Mehmet Qemën, e çuan në QSUT se e dinë që aty nuk ka policë

118
0
Shares

Reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka pasur miqësi me Mehmet Qemën që u vra tri ditë më parë në Tiranë.

Në lidhje me rrethanat e vrasjes dhe vdekjes se Qemës, Stresi ka sqaruar një moment që lidhet me kohen e humbur për ndihmën e shpejtë. Miqtë e Qemës thanë se u vonua ndihma nga spitali rreth 30 minuta por Stresi ka një këndvështrim tjetër.

Ai shkroi se shokët e lanë viktimën gati 30 minuta pa e dërguar në spital pasi po mblidhnin gëzhojat.

Stresi tha se të rinjtë duhet ta kishin dërguar shokun e tyre tek Trauma, por zgjodhën ta nisnin drejt QSUT-së, pasi aty sipas tij, nuk kishte policë.

“I bëj thirrje të gjithë mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentalisht.

Po, është e vërtetë por fajin s’e ka shteti, por shoqëria që e lanë 30 minuta pa e dërguar në spital … sepse mblodhën gëzhojën. Pse u gjet pistoleta e hedhur?

Ndërkohë që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!”- shkoi reperi në InstaStory, status të cilin e fshiu më vonë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY