Rama tel ‘Financial Times’, opozita humbi ndeshjen e pestë me rradhë, përdor...

Rama tel ‘Financial Times’, opozita humbi ndeshjen e pestë me rradhë, përdor retorikën e Erdoganit për BE

105
0
Shares

Kryeministri Edi Rama kundërdhtoi akuzat e opozitës për manipulimet zgjedhore dhe kapjen e shtetit:  “Ata që nuk dinë çfarë të bëjnë me lirinë e fjalës ankohen për mungesë lirie.”

Ai tha se refuzimi për t’u përfshirë në institucione politike ishte arsyeja për performancën e dobët të Partisë Demokratike (PD) dhe LSI.

“Opozita ka humbur betejën e saj të pestë me radhë – tre zgjedhje të përgjithshme dhe dy lokale – sepse ata kurrë nuk kanë qenë humbës të mirë. Nëse je një humbës i keq, nuk mund të fitosh”, tha ai.

Më tej Rama gjatë intervistës ka ironizuar me gjuhën e Erdoganit institucionet evropiane, duke theksuar se Brukseli po vuan nga amnezi për  atë çfarë janë, por ai shpreson që të shërohet shpejt.

“Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga disa amnezi për atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre,” tha ai. “Ata janë forca më e madhe për njerëzimin e mirë që ka krijuar dhe shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa to bota është një vend shumë më i keq”.- tha Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY