PD mbledh kryesinë e partisë dhe Këshillin Kombëtar, caktohet rendi i ditës,...

PD mbledh kryesinë e partisë dhe Këshillin Kombëtar, caktohet rendi i ditës, dita dhe ora

377
0
Shares

Partia Demokratike ka njoftuar se do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të saj të dielën me 16 maj në orën 17:00.

Bardhi totë se mbledhja e Kryesisë së Partisë ka si rend dite: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Në të njëjtën ditë në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Njoftimi i PD:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë!

Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.

Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt,
Sektetari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY