Milioneri turk në Shqipëri, fshihet nga një biznesmen i produkteve ushqimore

Milioneri turk në Shqipëri, fshihet nga një biznesmen i produkteve ushqimore

131
0
Shares

Milioneri 28-vjeçar turk i kriptomonedhave po fshihet dhe po ndihmohet nga një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri që ka në pronësi një kompani furnizuese me produkte ushqimore, kanë raportuar mediar turke.

Sipaa tyre kjo është konfirmuar edhe nga burimet në policinë e Turqisë, të cilët prej disa ditësh kanë dërguar agjentë në Shqipëri që po punojnë së bashku me palën shqiptare për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e të riut që u arratis me 2 miliard dollar virtual.

Përmes kompanisë Thodex, Faruk Fatih Özer, mashtroi rreth 400 mijë persona të cilët investuan paratë e tyre në kompaninë Thodex të monedhës virtuale turke të cilën më pas Faruk e deklaroi të mbyllur.

Ndërkohë në vendin tonë përflitet nga burime policore se është vendosur një shumë prej 50 mijë eurosh për cilindo që jep informacione të vlefshme për kapjen e turkut të arratisur.

Së fundmi Prokuroria shqiptare ka regjistruar procedim penal në ngarkim të biznesmenit turk Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohet se fshihet në vendin tonë prej 18 prillit, ndërsa është zbuluar se ka lëvizur në disa zona në Tiranë, por ende nuk ka rënë në duart e efektivëve, që kanë qenë gjithmonë një hap pas.

Është raportuar se policia shqiptare kishte arrestuar Altjan Canajn dhe Edevaldo Haxhiajn me akuzën e dhënies së ndihmës ndaj të arratisurit turk. Canaj është shprehur para policëve se nuk e dinte fare se kush ishte Faruk Fatih Ozer dhe qëllimin e ardhjes së tij në Shqipëri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY