Mafia në Elbasan, policia lëviz vetëm një oficer të nivelit të dytë....

Mafia në Elbasan, policia lëviz vetëm një oficer të nivelit të dytë. Kush lëvizi pas 3 vrasjeve

150
0
Shares

Pas disa vrasjeve në Elbasan ka ndodhur një ndryshim në polici. Ai është shefi i hetimit, Gjon Gecaj, i cili është transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.

Në vendin e tij është emëruar Krenar Guçe, i cili ka qenë më parë shef i sektorit anti-drogë në drejtorinë e policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e krimeve të rënda.

Largimi i një oficeri të rangut të dytë tregon se krimi në Elbasan nuk do të ketë ndryshim. Dy n/drejtorë policie ende janë në detyrë edhe pse nuk parandaluan një ngjarje të rëndë në Elbasan me 21 prill.

Me 21 prill u vra Pjerin Xhuvani, ndërsa prokuroria ka akuzuar për krimin Arbër Paplekën, ish-efektiv i RENEA-s, pjesë e skuadrës së PD-së për mbrojtjen e votës.

Më 6 maj u ekzekutua nga burri ish polic, sapo doli nga gjykata Liljana Buzo 54-vjeç.

Më 11 maj u vra në një atentat mafioz Everest Çaka, në sy të gruas, e cila mori një plagë në dorë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY