Rihapet shërbimi i kolaudimit: Si do të rregullohet rradha në pikat e...

Rihapet shërbimi i kolaudimit: Si do të rregullohet rradha në pikat e shërbimit, sqaron Gonxhe

482
0
Shares

Është rivendosur shërbimi i kolaudimit të makinave, ndërkohë që atyre drejtuesve që u skadon shpejt afati ka një zgjidhje për ta.

“Nëse vlefshmëria e certifikatës së një mjeti skadon në datën 1 qershor 2021, nuk kanë përse të paraqiten për kolaudim në atë datë, por në 1 qershorin e vitit 2022. Për qarkullimin do të njoftohen organet e Policisë dhe ndërkaq del edhe udhëzimi përkatës”.

Për të shmangur radhët në subjektet e kontrollit teknik do të shkojnë për kolaudim vetëm mjetet që u kthyen mbrapsht vitin që shkoi, ato që hynë në Shqipëri gjatë kohës që kolaudimi nuk funksiononte si shërbim, si dhe një sërë mjetesh në funksion komunitar.

“Shërbimi do të nisë së pari me mjetet që janë refuzuar në kolaudim vjet, pra ata pa certifikata të vlefshme dhe që s’kanë përfituar as shtyrje afati, as zgjatje afati. Pastaj kemi mjetet me kilometra të regjistruara pas datës 31 dhjetor 2020 që do t’i nënshtrohen kolaudimit për herë të parë.

Përveç tyre janë dhe mjetet taksi, autoshkolla, ato që shërbejnë për transport udhëtarësh e ambulanca që u është bërë 12- mujorshi, 6+6. Pra, kanë kapur afatet e normave të reja të ndryshuara. E kështu gradualisht do të ecim”, sqaron drejtori i Transportit rrugor, Blendi Gonxhe.

Kategoritë e automjeteve të sipërcituara përllogariten të jenë diku rreth 150 mijë të tilla. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY