Norvegjia përjashton nga skema e vaksinimit astrazenecën

Norvegjia përjashton nga skema e vaksinimit astrazenecën

69
0
Shares

Norvegjia vendosi të nxjerrë jashtë skemës së vaksinimit astrazenecën për shkak të riskut të efekteve të rralla por të rënda anësore që shoqërojnë këtë medikament.

Kryeministrja Erna Solberg pritet që ta japë njoftimin rreth orës 18.00 në një konferencë për mediat, pasi dy ditë më parë, një panel publik mjekësh dhe ekspertësh ligjorë thanë se vaksinat nuk do të përfshihen në skemën e vendit dhe se do t’u jepen vetëm atyre që i pranojnë në mënyrë vullnetare.

Disa muaj më parë, autoritetet në Norvegji e ndërprenë vaksinimin me AstraZeneca pasi një numër i vogël personash të vaksinuar përfunduan në spital me mpiksje gjaku, hemorragji dhe numër të ulët trombocitesh. Disa prej tyre ndërruan edhe jetë. a.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY