Kadilli, mesazh demokratëve: Humbja erdhi edhe nga lidershipi

Kadilli, mesazh demokratëve: Humbja erdhi edhe nga lidershipi

103
0
Shares

Fatbardh Kadilli i cili ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të PD i është drejtuar sot demokratëve me një video-mesazh.

Përmes tij ai thekson se hymë në këto zgjedhje me shpresë, por bashkë me shpresën nxirrte kokë dhe dyshimi se nuk ishte bërë sa duhet.

“Cili demokrat nuk u shqetësua deri në lodhje nga vonesat e lidershipit, nga mungesa e ekipeve politike në terren?  Cili demokrat nuk u lodh deri në rraskapitje nga paqartësitë e lidershipit?  Nga mungesa e informacionit për çdo vendim të rëndësishëm?  Cili demokrat nuk u rraskapit deri në stërmundim pse nuk u mobilizuan gjithë energjitë, gjithë faktorët dhe gjithë individët që mund të sillnin ndryshimin? Të gjitha dyshimet tona, që i ngritëm me ndershmëri mes nesh, nga anëtari më i thjeshtë, te drejtuesit e degëve e deri në qendër, janë sot pasqyra ku shohim fytyrën e humbjes”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Kadillit.

PD zyrtarisht ka deklaruar se arsyeja e humbjes janë blerja e votave nga Rama, Doshi dhe Rakipi, përdorimi i presionit mbi votuesit dhe blerja përmes buxhetit të shtetit të votave përgjatë fushatës elektorale me fondet e tërmetit.

Kadilli ka kërkuar dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit dhe kërkon zgjedhje të reja në parti.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY