EKSLUZIVE/ Dalin pamjet e aksidentit të Xubit të Yzberishtit, motori lëviz si...

EKSLUZIVE/ Dalin pamjet e aksidentit të Xubit të Yzberishtit, motori lëviz si shigjetë

239
0
Shares

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë ku mbeti i vdekur Fatmir Avdillari. Aksidenti ndodhi një ditë më parë në bulevardin Migjeni në Yzberisht. Në pamje duket se Avdillari është më shpejtësi të lartë.

45-vjeçari, Fatmir Avdillari ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, subjekt i OFL-së. Fatmir Avdillari, është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri, ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”.

Fatmir Avdillari së bashku me vëllanë Ilirin, por edhe persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje. Fatmir Avdillari ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008.

Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Në atë kohë ‘Xubi’ pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave, pasi dyshonte që i kishte vrarë vëllanë. Por saga e tij me drejtësinë nuk përfundoi këtu, pasi pas daljes nga burgu, në 2017 “Xubi” u akuzua për trafik droge. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY