Dosja e Sigurimit për artistët, nga 78 artistë, 53 survejoheshin nga regjimi,...

Dosja e Sigurimit për artistët, nga 78 artistë, 53 survejoheshin nga regjimi, pseudonimet

187
0
Shares

Rreth 70 për qind e artistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit dhe punonjësve të Biblotekës Kombëtare janë survejuar nga Sigurimi i Shtetit. Përndjekja e tyre ka ndodhur përgjatë viteve 1973 deri në vitin 1991. Për përndjekje janë aktivizuar 6 oficerë të Sigurimit dhe 9 informatorë. Këta të fundit mbanin pseudonime si: Fizarmonicisti, Flutura, Labëria, Leo, Pojani, Romeo, Korabi, Besa, Kërcimtari.

Dosja e Objektit të Rëndësisë së Veçantë për Teatrin e Operas dhe Baletit, me dy fashikuj, është deklasifikuar më 2.04.2021.

Rreth 78 vetë (kompozitorë, balerinë, këngëtarë, orkestrantë) punonin në Teatrin e Operas dhe Baletit, mes të cilëve, edhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. 53 persona survejoheshin, sepse, sipas raporteve të Sigurimit, rezultonin me “qëndrim të keq politik”, njofton përmes një postimi në rrjete sociale Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit.

Mes tyre, 45 survejoheshin në TOB, 6 në Bibliotekën Kombëtare dhe 2 në Pallatin e Kulturës Masive.

Dosja mund të vihet në dispozicion të studiuesve, në përputhje me ligjin 45/2015 i ndryshuar dhe udhëzuesin për studiues e media, njofton Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit. a.b

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY