Dëshmia e mikut: Mariusi deshi të qëllonte edhe veten. Mjekët nuk e...

Dëshmia e mikut: Mariusi deshi të qëllonte edhe veten. Mjekët nuk e prekën me dorë Mehemt Qemën për 30 minuta

86
0
Shares

Egli Cekrezi, një ndër miqtë e Mehmet Qemës që u vra dy netë më parë në Tiranë ka rrëfyer momentet e vrasjes dhe më pas përpjekjet e miqve për të shpëtuar Qemën në spital.

Cekrezi ka rrëfyer për emisionin “Me zemër të hapur” në “Neës 24” se autori Marjus Dema e qëlloi duke luajtur shokun e tij, ndërsa përjetoi gjendje shoku dhe tentoi vetëvrasjen pas krimit. Duke treguar momentet në spital ai tha se Qema ka qenë i gjallë në spital dhe mjekët nuk e kanë prekur me dorë për 30 minuta.

“Isha tek çunat vetëm 2 minuta para, por pastaj kam marrë diçka për të ngrenë. Atë natë kam shkuar se bëj dhe disa piktura në atë zonë. Ishim të gjithë si çuna, se kuptoj se si ndodhi kjo gjë. Se di sa kishin ata aty. Por ata të dy ishin vëllezër, ishin qafë për qafë. Biseda ishin të si ato të përditshme. Ishin duke ulur, duke qeshur.

Ata i kishin thënë qe ule armën, ai po luante, po bënte shaka. Unë isha poshtë po haja. Kur dëgjova armën shkova me vrap dhe pashë. E çuam Mehmeti në spital, në QSUT dhe 30 minuta nuk e prekën me dorë. Ai ishte i gjallë. Ata thonin që; ‘do presim policinë’. Vetë ne e hapëm ambulancën dhe e nisëm për në spitalin e Traumës. Kam marrë taksinë dhe shkova në spital dhe më pas në Durrës. Kam 2 ditë pa fjetur kam keq emocionalisht.

Ai do kishte mbijetuar nëse doktorët do ta kishin marrë në dorë. Plumbi u mor poshtë barkut, jo në anën e apendistit. Si ka dëgjuar të shtënat kam parë Marjusin, ishin shumë keq, tentoi që të bënte vetëvrasje. Tek spitali kemi shkuar unë, Erlindi, Lindi. S’kemi shkuar të gjithë se nuk e mbaj mend. Është hera e parë në jetën time që më ndodh diçka e tillë në sy. Jam keq”, tha Çekrezi.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY