Horoskopi, 10 Maj 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 10 Maj 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

276
0
Shares

Dashi

Gjatë ditës së sotme do të ndiheni të lodhur, keni shenja të mungesës së vitalitetit. Mundohuni të mbani gjallë energjitë pozitive për të mos rënë në pesimizëm. Mendoni se gjërat nuk ju ecin siç duhet, por mos harroni shkaku i të gjitha dështimeve jeni vetë ju.

Demi

Jeni natyra optimiste, dhe kjo ju bën ta kaloni ditën mirë. Biznesi po ju ecën mirë dhe ju mund të përfitoni shumë, por vetëm me një kusht nëse arrini të komunikomi me takt dhe në mënyrë të sjellshme me partnerët e biznesit.

Binjakët

Keni gabime në vlerësimin e partnerëve. Heqja dorë nga ofertat e tyre joshëse do  t’ju sjellë vetëm humbje. Aktivitetet profesionale do të kërkojnë më shumë përpjekje se zakonisht. Duhet të mendoni qartë dhe qetësisht taktikat që ju duhet të për pasur një partneritet të qëndrueshëm.

Gaforrja

Kjo ditë ju jep një mundësi për të frenuar pasionet e krenarisë dhe vetë-respektit që ju shfaqni herë pas here. Dëgjoni këshillën dhe nevojat e brezit të vjetër, mësoni të pranoni edhe ndonjë gabim apo të metë të tyre. Shmangni tonin e lartë me fëmijët. Në këto kushte, ju mund të mbani paqen dhe qetësinë  në familje.

Luani

Askush nuk do të marrë vendime të nxituar, ndaj për të mos e bërë këtë, duhet të  uleni dhe të prisni pak. Pavarësisht problemeve të vogla, shëndeti juaj do të jetë i mirë. Bisedoni me një njeriun tuaj të dashur dhe kjo do t’ju qetësojë dhe largojë stresin e ditës.

Virgjëresha

Vazhdimisht hasni pengesa e keqkuptimet gjatë punës. Kjo ju ndodh të gjithëve, ndaj nuk ka pse të ndiheni të pakënaqur me veten. Mundohuni të shmangni mos marrëveshjet me fëmijët.  Kushtoni pak më shumë rëndësi shëndetit, mos e shmangni një vizitë tek mjeku.

Peshorja

Ju do të mund të zbuloni sot planet sekrete që dikush po përpiqet të bëjë kundër jush dhe kjo arritje ndoshta do t’ju kënaqë. Por kujdes mos u rrëmbeni nga zemërimi dhe inati ndaj personit në fjalë. Mund të ndiheni mirë për momentin, por në të ardhmen nuk shënon asgjë të mirë.

Akrepi

Kjo është një ditë e favorshme për të ndryshuar, punë, vendbanim apo mjedise të tjerë ku ju rrini më shumë. Këto lëvizje do të ndryshojnë edhe qëndrimin tuja ndaj njerëzve që ju rrethojnë.  Rritja e etjes për përvoja të reja, do të ndikojë në jetën tuaj personale. Mund ta gjeni veten në situata dhe zgjedhje të vështira.

Shigjetari

Sot, dëgjoni me kujdes një propozim që do t’ju vijë nga menaxheri apo një kolegu juaj, pasi do të jetë e mirë për të arritur një sukses në një marrëveshje fitimprurëse. Pasdite mund të merrni një surprizë të këndshme ose një lajm të pa pritur, i cili do të ndikojë pozitivisht tek ju.  Në planin personal gjërat janë mirë. Mos humbisni mundësinë për të korrigjuar ndonjë  gabim tek vetja.

Bricjapi

Përpjekjet në punë mund të jenë të kota. Kjo ditë do t’ju sprovojë për luftimin e cilësive, si urtësi dhe vetëkontrolli. Gabimet mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Mundohuni për të treguar mençurinë dhe dhembshuri për njerëzit që ju rrethojnë.

Ujori

Keni vështirësi për të kapur ritmin e punës, ndaj shpesh ju kap depresioni dhe nervozizmi. Duhet të qetësoheni dhe do ta shikoni se me qetësi vendimet dhe gjërat analizohen më mirë.  Pasdite anuloni të gjitha takimet dhe flini gjumë, do t’ju qetësojë.

Peshqit

Kjo do të jetë një ditë e suksesshme.  Ditë të mbarë për të shkuar në një punë të re, dhe për të  ri parë  ndonjë marrëdhënie të re biznesi.  Ndoshta i përfundoni më herët transaksionet. Nëse ju doni ta kaloni mbrëmjen diku jashtë shtëpisë, është mirë ta kaloni me miq të këndshme .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY