Gjermania heq Shqipërinë nga zonë risku i covid, cilat janë përfitimet për...

Gjermania heq Shqipërinë nga zonë risku i covid, cilat janë përfitimet për udhëtarët

129
0
Shares

Ambasada Gjermane në Tiranë njoftoi se prej ditës së nesërme, më 9 maj Shqipëria nuk kategozirohet si zonë risku.

Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tej të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm!

Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë të pamundura.

Ndërkohë për udhëtarët nga Shqipëria ky vendim sjell lehtësira sa u përket formaliteteve të udhëtimit dhe duke nisur nga data 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Ndërsa për udhëtarët të cilët hyjnë në Gjermani në rrugë ajrore vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes).

Njoftimi:

Nisur nga situata epidemiologjike pozitive Shqipëria që prej ditës së nesërme, 9 maj, nuk kategorizohet më si zonë rreziku për Covid-19. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit (https://www.rki.de/…/Neuartiges…/Risikogebiete_neu.html).

E rëndësishme: Ky zhvillim nuk ndryshon asgjë në kufizimet e hyrjes. Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tëj të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm! Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani, të pamundura. Informacione të mëtejshme gjeni në faqen e internetit: https://www.bmi.bund.de/…/coronav…/coronavirus-faqs.html

Për udhëtarët nga Shqipëria ky zhvillim sjell lehtësira vetëm përsa u përket formaliteteve të udhëtimit – duke nisur e shumta prej datës 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës. Por për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY