SPAK kërkoi sot gjatës seancës gjyqesore në GjKKO, 2 vite burg për ish Prokurorin Adriatik Llalla dhe përjashtimin me 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike.
Llalla është marrë i pandehur pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale të “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, të kryer në 3 raste dhe rrezikon gjobë deri në 3 vite heqje lirie. Ai humbi të drejtën për gjykim të shkurtuar dhe uljen e 1/3 së dënimit.
Llalla akuzohet për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.
Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018, komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/