Parlamenti miraton hetimin e Metës, deputetë që dalin të papunë në shtator...

Parlamenti miraton hetimin e Metës, deputetë që dalin të papunë në shtator në komisionin antiPresident

147
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në seancë plenare ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ngritja e Komisionit për Hetim është votuar nga deputetët me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.

Komisioni Hetimor pritet që brenda një muaji të shqyrtojë të gjitha argumentat e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit Meta.

Janë 49 deputetë të mazhorancës të cilët nënshkruan kërkesën për shkarkim të Metës me akuzën se ka dalë jashtë kompetencave dhe ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryetari i këtij komisioni është Alket Hyseni, ndërsa nënkryetar  është Myslim Murrizi. Sekretare është Klotilda Bushka dhe anëtarë të tjerë janë Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe  Arlind Çarçani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY