Dalin pamjet ku Ozer mashtruesi turk i bitcoin është në Shqipëri

Dalin pamjet ku Ozer mashtruesi turk i bitcoin është në Shqipëri

170
0
Shares

Mediatturke, kanë shfaqur pamjet ku Faruk Fatih Ozer është në Shqipëri.

Në pamje shihet personi që e takoi Ozerin në aeroport dhe e strehoi në një hotel me një pasaportë falso.

Mësohet se personi me një pallto të kuqe është në kërkim nga Policia shqiptare ndërkohë dyshohet se mashtruesi mund të jetë marrë në mbrotje nga mafia shqiptare, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë rrëmbyer për t’i marrë paratë.

Fillimisht nga mediat turke u pretendua se Faruk Fatih Özer u arrestua në Prishtinë pak ditë më parë, por “cumhuriyet” shkruan se emri i tij nuk ishte në listën e 29 emrave turq që ishin pjesë e “listës së zezë” të Interpolit. Duke saktësuar se i riu është ende i lirë. I riu nga Turqia, i cili akuzohet për mashtrimin e më shumë se 400 mijë personave, ka hyrë në Shqipëri pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Özer themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY