Varhelyi mbërrin në Tiranë, konferencë me Ramën, takim me Bashën

Varhelyi mbërrin në Tiranë, konferencë me Ramën, takim me Bashën

55
0
Shares

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi ka mbërritur sot në Tiranë, pas vizitës së djeshme në Maqedoninë e Veriut.

Fokusi kryesor i vizitës është ndihma e Bashkimit Europian për Shqipërinë për të përballuar pandeminë dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të financuara nga Bashkimi Europian.

Po ashtu ai do të takohet sot me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Bashkimin Evropian dhe komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për mbështetjen ndaj Shqipërisë edhe në kohën e pandemisë.

“Më vjen natyrshëm të kujtoj se Komisioni ka mundësuar kualifikimin e vendeve të rajonit, flas për Shqipërinë. Për fondet për përballimin e pasojave shëndetësore të pandemisë përmes fondit të solidaritetit, janë afro 1 milionë euro që i takojnë Shqipërisë. Komisioni ka miratuar propozimin e paketës mikrofinanciare në mbështetje të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër shuma totale prej BE prej 2.2 miliardë euro do të kontribuojë edhe për lëvrimin e sasive të vaksinave, ndërkohë që në Shqipëri kanë mbërritur dozat e para dhe deri në gusht, Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave.”-tha Rama gjatë konferencës për shtyp në Rinas. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY