SKANDALI/ Çfare ndodhi në Cërrik, klubi i Mirditës sqaron arsyet e rrahjes...

SKANDALI/ Çfare ndodhi në Cërrik, klubi i Mirditës sqaron arsyet e rrahjes së arbitrit

69
0
Shares

Klubi i futbollit të Mirditës lshtë përpjekur sot të shpjwgojë skandalin qe ndodhi në Cërrik.

“I kërkojmë falje publike në emër të gjithë stafit të Mirditës arbitrit të ndeshjes Klajdi Qëndro. Ishin akumulimet e gjithë sezonit negativ të ekipit ku në shumë javë përveç problemeve na u shtuan dhe ato të arbitrave”, thuhet në një postim të ekipit të Mirditës në rrjetet sociale.

Në stadiumin “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut, ndeshja Sopoti-Mirdita e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë në Grupin A është ndërprerë pasi një futbollist i ekipit të Mirditës, Armando Marku,  ka goditur gjyqtarin Klajdi Qëndraj që po drejtonte ndeshjen. Goditja e la të gjakosur arbitrin, i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë të thirrura në stadium u vunë në kërkim të lojtarit, por në dhomat e zhveshjes ku lojtari ishte futur me shpejtësi nuk gjetën më askënd, sepse ai tashmë ishte i arratisur.

Uniformat blu u vunë në kërkim të lojtarit, që sipas burimeve po luante me emër tjetër, pasi ishte pezulluar me 12 muaj nga FSHF. Lojtari u vetëdorëzua më vonë në komisariat. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY