Komisioneri për Zgjerim pas informacioneve për manipulim: Pa parlament të plotë nuk...

Komisioneri për Zgjerim pas informacioneve për manipulim: Pa parlament të plotë nuk ecet drejt BE

119
0
Shares

Bashkimi Europian paralajmëroi sot përmes Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi se pa një parlament të plotë nuk ka Shqipëei në BE. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp në Rinas ku takoi njëri pas tjetrit Kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës Basha.

Varhelyi: Pas një fushate zgjedhore mjaft të zjarrtë dhe debate të zjarrta, gjëja që na nevojitet tani janë rezultate të qarta përfundimtare dhe më është thënë që ka filluar procesi, pra periudha e apelimit, kështu që ne dëshirojmë të shikojmë të gjitha parregullsitë, qoftë edhe blerjen e mundshme të votave që të ndiqet nga të gjitha autoritetet gjyqësore, por pas këtij procesi do të na duhen rezultate përfundimtare. Pra, pas rezultateve përfundimtare do të na duhet që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë nga puna e vet shumë shpejt për reformat e BE. Pa një parlament të plotë, nuk është e mundur që të ecet përpara në rrugëtimin tuaj drejt Bashkimit Europian, dhe ka ende shumë punë për të bërë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY