“Të kombinohen të gjitha format e rezistencës”

“Të kombinohen të gjitha format e rezistencës”

49
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Mark Marku, ka deklatuar sot në mbledhjen e Kryetarit të PD Lulzim Basha me deputetët dhe anëtarët e listave se duhet rezistencë me të gjitha format ndaj qeverisë.

“E para, Partia Demokratike siç u tha dhe në takim, po punon fort për të dokumentuar të gjithë dokumentacionet dhe akuzat për masakrën zgjedhore që është bërë në Shqipëri. Problemi është se duhet të jepen provat juridike të denoncimeve që janë të pafundme.

E dyta, te format e reagimit nga protestat masive, të gjithë format. Mos njohja e zgjedhjeve nuk nënkupton mos pjesëmarrje në parlament.

Në gjykimin tim duhet të jetë një luftë totale për largimin e bandave dhe Ramës. Duhen kombinuar të gjitha format e rezistencës.

Reagimi do të jetë në të gjitha format, nuk do të njihen zgjedhjet nga Partia Demokratike”, ka deklaruar Marku. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY