Nis në Durrës stërvitja e madhe ushtarake e trupave të NATO-s që...

Nis në Durrës stërvitja e madhe ushtarake e trupave të NATO-s që nga lufta e dytë botërore

45
0
Shares

Ka nisur sot në portin e Durrësit. stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë, Defender 21.

Në ceremoninë e nisjes së stërvitjes në Portin e Durrësit kanë marrë pjesë personalitete të larta ushtarake nga e gjithë bota dhe NATO. Merrnin pjesë edhe presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, një numër ministrash të qeverisë dhe ambasaorja amerikane Yuri Kim.

Kanë përshëndetur ambasadorja Yuri Kim, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Kim falenderoi shtetin shqiptar për mikpritjen dhe mbështetjen. Gjatë fjalimit të Metës, kryeministri Edi Rama i preu fjalën në kanalin e tij zyrtar ERTV.

Forcat tona të Armatosura, përveç pjesëmarrjes me rreth 1000 trupa, kanë përgatitur edhe infrastrukturën ndihmëse për pritjen e kolegëve të tyre nga vendet aleate, përfshirë edhe Amerikën.

Çfarë është stërvitja “Defender21″?

Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.a.b

https://fb.watch/5gRfhpX37o/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY