PD nuk njeh procesin zgjedhor, tur në rrethe për manipulimet nga qeveria,...

PD nuk njeh procesin zgjedhor, tur në rrethe për manipulimet nga qeveria, të mërkurën qëndrimi zyrtar

492
0
Shares

Lulzim Basha ka lajmëruar sot pasdite se javën e ardhshme do të nisë një tur nëpër çdo degë të PD-së nëpër Shqipëri për t’u njohur nga afër me këto prova.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit dhe gjithcka do te kaloje ne rruge ligjore. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, ka deklaruar Basha, citojnë media pa përmendur burim nga zyra e shtypit e PD apo zyrtar të PD.

Basha pritet të takohet edhe me kandidatët për deputet ku pritet të analizohet rezultati i zgjedhjeve, puna e bërë në zonat përkatëse nga secili prej tyre. Pritet të analizohet rezultati për çdo zonë, kush ka punuar për veten dhe kush për partinë.

Ndërkaq Grida Duma gjatë një interviste në Top Channel tha se të martën pritet të ketë një formulim zyrtar në lidhje me qëndrinon ndaj zgjedhjeve. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY