Arben Imami: Berisha të shprehet qartë për Bashën

Arben Imami: Berisha të shprehet qartë për Bashën

301
0
Shares

Arben Imami, ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ndër kundërshtarët sistematikë të Bashës, tha se ish-kreu i PD, Sali Berisha ka detyrim të shprehet qartë dhe prerë lidhur me humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe situatën brenda kësaj partie.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit në MCN TV, Imami shtoi se secili anëtar i partisë në bazë të përgjegjësisë që ka në PD duhet të mbajë edhe përgjegjësi.

“Unë mendoj se Sali Berisha e ka detyrë morale ndaj partisë dhe detyrë institucionale që të shprehet në mënyrë të qartë dhe prerë. Këtë gjë nuk e ka bërë deri tani dhe duhet ta bëjë. Unë kam detyrë të them që ai si çdo anëtarë duhet të flasë. Unë flas në raport me peshën dhe përgjegjësitë që kam pasur në jetën politike të këtij vendi. Sa më e madhe përgjegjësia brenda PD aq më e madhe është përgjegjësia për një qëndrim të hapur për këtë çështje. Nuk është çështje për të mbështetur Imamin apo Berishën. Do të respektohet trashëgimia e Berishës në këtë pikë apo jo? Ne do të vijojmë me apo pa Berishën”, deklaroi Imami. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY