Si u arredtua “Il dottore” shqiptar në Bruksel, profili i kreu të...

Si u arredtua “Il dottore” shqiptar në Bruksel, profili i kreu të organizatës shqiptaro italiane

93
0
Shares

U arrestua pas 17 vitesh kreu i një grupi të krimit të organizuar shqiptaro-italian.

Ilir Meto, 56 vjeç, i njohur si “Il Dottore” ose ‘mjeku’ në qarqet kriminale, u dënua me 14 vjet burg në mungesë në vitin 2004, dhe ka qenë në arrati që prej asaj kohe. Në 2012, ai u dënua, përsëri në mungesë, me 15 vjet të tjera, në të dyja rastet për trafik droge.

Ai u arrestua nga pilicia belge në Saint-Josse, ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij, në fillim të marsit.

Supozohet se ai jetonte në Belgjikë me një emër të rremë. Meto duket se nuk ka asnjë lidhje me krimin e organizuar në Belgjikë. Arrestimi i tij u bë në lidhje me dy urdhra ndërkombëtarë, nga dënimet e vitit 2004 dhe 2012.

Emri i tij ka qenë gjithashtu i lidhur me trafikun e armëve dhe banda italo-shqiptare që ai drejtoi kishte lidhje me një grup tjetër krimi të organizuar italo-marokenë. Këtë javë ai u dorëzua tek autoritetet italiane. Tani ai përballet me 29 vjet burg. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY