DIBËR/ Ndërtonin pa leje, procesohen penalisht 13 persona

DIBËR/ Ndërtonin pa leje, procesohen penalisht 13 persona

296
0
Shares

Dibër

Strukturat e Policisë së Dibrës kanë regjistruar 13 raste të ndërtimeve të paligjshme ndërsa procedohen penalisht 13 shtetas.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , përgjatë javës kanë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

N.D., V. T., F. S., F. P., S. K., V. S., H. K., L. Q., K. N., Y. F., S. L., E. E., O. B., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY