7 arrestime në Tiranë rast pas rasti, shtohen vjedhjet dhe grabitjet...

7 arrestime në Tiranë rast pas rasti, shtohen vjedhjet dhe grabitjet në rrugë

184
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. D., 34 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lënde narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. S., 55 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar i kanë vjedhur portofolin shtetases O. H.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 24 vjeç, pasi nëpërmjet presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. L., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

O. N., 35 vjeç, K. M., 33 vjeç dhe S. S., 29 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Më datë 01.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, punohet për kapjen e shtetasit M. M., 25 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidenfikuar kanë goditur me grushta shtetasin E. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY