Kërkesa e Metës. Rinumërimi i votave të pavlefshme, a mund të ndryshojë...

Kërkesa e Metës. Rinumërimi i votave të pavlefshme, a mund të ndryshojë sërish rezultati

492
0
Shares
Presidenti Ilir Meta deklaroi sërish sot se është e rëndësishme të rinumërohen votat e pavlefshme.
”Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme.
Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme.
Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme.
Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.
Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund.
Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetem vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij.
Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit”, thotë Meta.
Presidenti po këmbëngul çdo ditë për rinumërim të votave të pavlefshme sidomos pas transmetimit të pamjeve ku komisionerë socialistë ktjenin më të pavlefshme një numër votash që fillimisht u dyshua se ishin të VV. Por këto vota mund të jenë edhe të LSI dhe PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY