PS nis procedurat e shkarkimit të Metës, mesazhi në telefonat e deputeteve...

PS nis procedurat e shkarkimit të Metës, mesazhi në telefonat e deputeteve të vjetër

122
0
Shares

Besohet se Partia Socialiste ka nisur tashmë procedurat për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta. Një mesazh u publikua sot nga disa media të cilat pretenduan se mesazhi ishte drejtuar te deputetët e vjetër socialistë.

Mesazhi nuuk ka adresë nga është nisur apo kujt i drejtohet.

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh.

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla premtoi dje nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës, pasi ky i fundit njoftoi se do të largohej nga posti më korrik të vitit 2022. Edhe kryeministri Rama tha mbrëmë se do të shkarkonte Presidentin për shkelje të Kushtetutës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY