Nard Ndoka jep dorëheqjen si kryetar i PDK

Nard Ndoka jep dorëheqjen si kryetar i PDK

243
0
Shares

Kreu i Partisë Demokristiane  Nard Ndoka deklaroi këtë të premtr dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Ndoka nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit ndërsa kandidoi në Shkodër ku ishte i rreshtuar i teti në listën e PD.

Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri,” tha Ndoka.

Ndoka tha se një ndër gabimet ishte mos dalja në koalicion me LSI-në.

I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës. Një ndër gabimet ishte mos dalja në një koalicion me LSI-në. Ky është dëmi më i madh që iu bë opozitën, frymës, duke na penalizuar në raport me një kundërshtar që nuk po garonte me programe me ide, po me njerëz të lidhur me krimin, duke blerë vota”, tha Ndoka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY