Plagosje me thika në Kamëz, babë e bir bëjnë për spital një...

Plagosje me thika në Kamëz, babë e bir bëjnë për spital një person

111
0
Shares

Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në mesditë në Kamzë. Dy persona babë e bir kanë qëlluar me thikë një person në rrugën Paqësori.

“Rreth orës 14:35, në Kamëz, në rrugën “Paqësori”, si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjeherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorëve, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq dy sirianë u rrahën sot në rrugën e Kavajës në Tiranë.

“Rreth orës 14:50, në fillim të rrugës Kavajës, gjatë një konflikti midis dy shtetasve sirian, shtetasi me iniciale  S. H., 24 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B. M., 18 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë shtetasi B. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi S. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore”, njofton policia e Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY