KËLCYRË/ Me probleme mendore, i riu sulmon të ëmën, e bën për...

KËLCYRË/ Me probleme mendore, i riu sulmon të ëmën, e bën për spital

52
0
Shares

Një i ri 29 vjeç ka sulmuar të ëmën duke i shkaktuar asaj plagë të rënd në kokë. Sipas policisë i riu është me probleme mendore. Ngjarja ka ndodhur në Këlcyrë këtë mbrëmje.

Këlcyrë/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasia F. L. rreth 63 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi djali i saj shtetasi F. L. 29 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) e ka dëmtuar në kokë me mjete mprehëse.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë shoqërimin e autorit për në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY