Hakohet telefoni i Ilir Metës, mesazhe me sharje e ofendime në drejtim...

Hakohet telefoni i Ilir Metës, mesazhe me sharje e ofendime në drejtim të qytetarëve

231
0
Shares

Telefoni i Presidentit të Republikës është hakuar dhe është përdorur për kërcenime, sharje e fyerje të personave të ndryshëm përmes mesazheve të dërguara.

Është përdorur telefoni i kreut të shtetit dhe kanë dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese në adresë të disa qytetarëve, tha sot pasdite zëdhënsi I Presidencës Tedi Blushi.

“Personi që e ka hakuar është identifikuar. Ai bën pjesë tek ata që vodhën mandatet në këto zgjedhje. Rasti I keqpërdorimit të Presidentit Meta do të hetohet deri në fund.

Ky është një akt që vë në rrezik edhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”, tha Blushi.

Në lidhje me skandalin kanë informuar disa deputetë  e ish deputetë të LSI në Skrapar, Berat e Fier të cilët Presidenca I falenderoi. m.k

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY