DIBËR/ Babai i tyre pa gjithcka, Floriani e qëlloi vëllanë në makinë

DIBËR/ Babai i tyre pa gjithcka, Floriani e qëlloi vëllanë në makinë

281
0
Shares

Babai i tyre ka parë gjithcka nga krimi që ndodhi mesanatën e kaluar në Maqellarë të Dibrës, ku vëllai qëlloi për vdekje me thikë vëllanë e tij më të vogël.

“26-vjeçari Florian Tonuzi i cili akuzohet se është autori i krimit dhe vëllai i tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi, kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi. Floriani ishte duke drejtuar automjetin me të cilin po ktheheshin në banesë, ndërsa vëllai i tij më i vogël, Bernardi ishte i ulur në vendin e pasagjerit.

Gjatë mbërritjes pranë hyrjes së banesës, vëllezërit kanë thirrur të atin e tyre që t’iu hapte portën. Babai ka dalë jashtë, iu ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike.

26-vjeçari Florian Tonuzi e ka qëlluar vëllanë e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme”, raporton neës24.

Viktima 23-vjeç si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia nuk ka mundur ende të zbardhë motivin e këtij krimi të rëndë.

“Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes”, njoftoi policia e Dibrës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY