COVID/ Skënder Brataj: Ka rritje të thirrjeve në urgjencë për covid

COVID/ Skënder Brataj: Ka rritje të thirrjeve në urgjencë për covid

55
0
Shares

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije se, situata epidemilogjike në vend vijon të mbetet e kontrolluar. Për këtë arsye, Komiteti Teknik i ka propozuar Ministrisë së Arsimit, kalimin e mësimit të insitucioneve parauniversitare në klasa.

“Duke parë këtë situatë epidemiologjike dhe duke peshuar masat të cilat ne kemi marrë për ta kontrolluar atë, Komiteti i Ekspertëve i ka propozuar Ministrës së Arsimit që përsa i përket procesit arsimor parauniversitar, të kalojë nga skenari i kombinuar, në atë prezencës në klasë, duke ndjekur në mënyrë shumë rigoroze protokollet higjeno-sanitare, për sa i përket mbrojtjes nga Covid”, tha Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli.
Drejtoresha e Instituitit të Shëndetit Publik, tha se ka një rënie të rasteve të reja pozitive, rasteve aktive dhe të shtruarve në spitale.
“Në mënyrë të vazhdueshme monitorojmë situatën epidemilogjike, e cila bazohet mbi disa indikatorë, të cilët janë incidenca dy javore, e cila ka pësuar për këtë periudhë një ulje nga 134 në 67 raste të reja për 100 mijë banorë. Mesatarja e rasteve pozitive javore të idenfitikuara ka rënë në 135. Numri i rasteve aktive ka qënë mbi 25 mijë, ndërkohë që sot jemi në 20586. Gjithashtu numri i personave të shtruar në spitalet COVID1 dhe COVID 2 ka pësuar ulje”, bëri me dije Albana Fico.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare u shpreh se ka një rritje të lehtë të thirrjeve tek 127.
“Nga monitorimi, ka një rritje të lehtë të thirrjeve pranë Urgjencës Kombëtare Mjekësore. Kjo është e lidhur edhe me faktin e kërkesës së informacioneve sa i përket efekeve anësore të vaksinave. Por ka edhe një rritje të lehtë të vizitave në banesë. Nëse në 18 prill ishim në 290-300, sot jemi në 350-360 vizita”, tha Skënder Brataj.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ju ka bërë apel qyetarëve të vijojnë të zbatojnë masat për mbrojtjen nga COVID19.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY