Kryetari i KQZ alarmon: Numëruesit nuk ndoqën rregullat në vlerësimin e fletëve...

Kryetari i KQZ alarmon: Numëruesit nuk ndoqën rregullat në vlerësimin e fletëve të votimit

357
0
Shares

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha sot se pjesëmarrja në votime ka qenë 46.32%. Nga këto 47.66% është pjesëmarrja e grave dhe 62.34% janë burra, tha ai.

Në vijim ai tha se ka përfunduar numërimi për votat e kandidatëve në 37 Vende të Numërimit të Votave.

Deri në orën 14:00 ka përfunduar numërimi për kandidatët për 37 VNV. Është drejt përfundimit ky proces për 14 VNV. Janë raportuar problematika në disa VNV, ku anëtarë të grupeve të numërimit duket që nuk janë duke i ndjekur ato procedura në lidhje e vlerësimin e fletëve të votimit. Kemi dërguar në këto VNV përfaqësues të KQZ për të bërë qartësimet e duhura kur ka qenë rasti”.

I pyetur për problematikat në këto qendra të numërimit, Celibashi tha se kanë qenë të ndryshme.

Një nga problematikat që kemi patur më së shumti është tentativa për të rivlerësuar fletët e votimit, sidomos për ato të pavlefshme. Për këto fletë votimi KQZ ka disponuar sigurimin e tyre në një zarf të veçantë dhe të mos i nënshtrohet rinumërimit në një fazë të dytë”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY