Bashkim Fino, socialistët e Fierit e votojnë si kandidat edhe pas vdekjes

Bashkim Fino, socialistët e Fierit e votojnë si kandidat edhe pas vdekjes

170
0
Shares

Bashkim Fino ishte i katërti në listën e Fierit pavarësisht se një muaj më parë humbi jetën. Listat ishin depozituar dhe nuk mund të ndryshonin më.

Por kjo nuk ka penguar socialistët e Fierit ta votpjmë si kandidat.

Fino ka marrë 31 vota në këtë qark, deri më tani kur janë numëruar 124 nga 580 Qendra Votimi në procesin e numërimit të votave për kandidatët.

Numrin më të madh të votave e ka Lindita Buxheli, 1747, e cila është kryetare e PS-së në Lushnjë.

Më pas vjen Erion Braçe me 1411 vota. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është i treti deri tani me 1387 vota, megjithëse është numëruar vetëm 1/5 e kutive. Ruci është i dhjeti në listë dhe nëse ai grumbullon vota me këtë ritëm vështirë të thyejë herësin (numri që përfitohet nga pjesëtimi i votave në total me numrin e mandateve të siguruara) a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY