DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

63
0
Shares

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, thuhte në një reagim zyrtar.

Sipas DASH, dy vendet kanë bërë përparim të dukshëm në reforma dhe meritojnë një përgjigje pozitive.

“Ne mirëpresim përparimin e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në reformat kritike dhe vazhdojmë të mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me të dy vendet në qershor”, thuhet në reagim.

Duke theksuar se SHBA qëndron përkrah Ballkanit Perëndimor, për ta mbështetur në rrugën e saj drejt BE, DASH kërkon edhe që të ruhen marrëdhëniet e mira rajonale.

“Shtetet e Bashkuara presin nga kandidatët dhe udhëheqësit (e Shqipërisë) që të pranojnë vendimin e votuesve kur të përfundojë numërimi i votave,” tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me zgjedhjet e së dielës.

Një ditë më parë DASH komentoi zgjedhjet në Shqipëri duke shpresuar për një certifikim të shpejtë.

Duke përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen aktive në zgjedhje, zëdhënësi thekson shpresën për “një certifikim të shpejtë, efiçent dhe të plotë të rezultateve nga zyrtarët e zgjedhjeve”.

“Ne mbështesim misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara mirëpresin bashkëpunimin me qeverinë e dale nga zgjedhjet,” shton më tej zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj për të forcuar demokracinë, përfshirë shtetin ligjor, përgjegjshmërinë në qeverisje dhe reformat në drejtësi.

“Siç e ka bërë të qartë ambasadorja (Yuri Kim), Shtetet e Bashkuara mbështesin proceset demokratike dhe jo ndonjë kandidat apo parti specifike,” tha në komentet për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY