Flet për herë të parë Francesco Bechetti: Rama na detyrohet 150 milionë...

Flet për herë të parë Francesco Bechetti: Rama na detyrohet 150 milionë euro sipas vendimit të gjyqit

95
0
Shares

Qeveria shqiptare duhet të na paguajë rreth 150 milionë euro për gjyqin dhe shpenzime të tjera, deklaroi sonte biznesmeni italian Francesco Bechetti në një intervistë për televizionin “Syri”.

Ai tha se Shqipëria gjithashtu është e bllokuar dhe nuk mund të marrë kredi nga bankat në botë, nëse nuk e dëmshpërblen atë fillimisht me paratë që i detyrohet.

I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili ka thënë se nuk do t’i marrë kurrë paratë, Bechetti tha se Rama, sipas tij, vijon të shkelë ende ligjin.

“Kam heshtur për të respektuar faktin që gjykatat ndërkombëtare po vendosnin mbi prova, qëndrova në heshtje në respekt të një procedimi kaq të rëndësishëm. Vendimi është përfundimtar dhe flet në mënyrë të qartë. Kanë vendosur në unanimitet që qeveria ndërmori një fushatë politike kundër meje, që e ka realizuar ndëmjet shpërdorimit të kopetencave të policisë. Qeveria shqiptare duhet të na paguajë rreth 120 milion euro. Qeveria shqiptare duhet të paguajë edhe 30 milion euro për shoqërinë fuqi, pra qeveria Rama duhet të paguajë në total 150 milion euro.

Qeveria shqiptare duhet t’i bindet vendimit që është definitiv, i formës së prerë. Qeveria shqiptare konfirmoi shprehimisht angazhimin për të paguar nëse merrej vendimi. Avokatët amerikanë të Shqipërisë dhe e nga ana e avokaturës së shtetit e kanë nënshkruar këtë gjë dhe shkelja e drejtësisë ndërkombëtare nga qeveria Rama vijon. Shqipëria do të bllokohet. Banka botërore, BERZH do të bllokojnë mundësitë e Shqipërisë për marrje të kredive nëse nuk paguan dëmshpërblimin që duhet të pagujë. Kam qenë gjithmonë i gatshëm nga ana ime për ta zgjidhur këtë çështje, por qeverisë shqiptare s’i ka interesuar kurrë,”– tha Bechetti ndër të tjera.syri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY