EMRI/ E ther me thikë në mes të Fierit

EMRI/ E ther me thikë në mes të Fierit

243
0
Shares

Një i ri u godit eëndë sot pasditë me një thikë nga një person tjetër. Ngjarja ndodhi në lagjen Konferenca e Pezës në Fier. Policia njeh autorin ndërsa i plagosuri Klajdi Driza është në spital.

Fier/Informacion paraprak

Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fier, kapet autori

Kapet në kohë rekord autori i plagosjes me thikë në Fier.

Sekuestrohet mjeti prerës me të cilën autori goditi shtetasin K. D.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është plagosur me mjet prerës shtetasi K. D., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. R., 25 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. R. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY