Alibeaj në zonat e izoluara në Patos: Me qeverinë e PD do...

Alibeaj në zonat e izoluara në Patos: Me qeverinë e PD do të investohet për Infrastrukturë moderne në fshat dhe qytet

81
0
Shares

Banorët e fshatit Drenie ne Patos janë pothuajse të izoluar për shkak të rrugës se pakalueshme që i lidh me fshatrat fqinje dhe zonat urbane.

Ne nje takim me kanididatin Enkelejd Alibeaj banoret thanë se për shkak të rrugës fshati është boshatisur dhe shkolla është mbyllur. Enkelejd Alibeaj tha se në qeverisjen e PD deri në 2013-ën investimet në infrastrukturë ishin prioritet dhe do të kthehen si të tillë. “Na tallën se bëmë shumë rrugë, por ja që paska nevojë vendi ende për rrugë, këtu në Drenie dhe shumë fshatra të tjerë kam parë të njëjten gjendje. Në programin tonë infrastrutkura do të jetë sërish prioritet” tha Alibeaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY