8 MILIONË EURO/ Para të tjera për 15 km rrugë në aksin...

8 MILIONË EURO/ Para të tjera për 15 km rrugë në aksin Kardhiq Delvinë

136
0
Shares

Është kthyer në skemë shtimi i fondeve të paprokuruara pas nënshkrimti të kontratave për rrugët. Vetëm brenda pak ditëve ka patur dy raste të shtimit të fondeve për ndërtim. Më i fundit është vendimi që mori autoriteti rrugor shqiptar për aksin kardhiq Delvinë.

Ai ka miratuar një shtesë kontrate në financimin e rrugës me një shumë tjetër prej 8 milionë eurosh, ose 15% më shuam se sa fondi i miratuar më herët.

Bëhet fjalë për tre lote të nisura që në vitin 2018, të cilat parashikojnë ndërtimin e 15 km rruge të re.

Në total tenderi për tre lotet kishte fond limit 53 mln euro, por me shtesën e kontratës tashmë kostoja arrin në 62 mln euro.

Paralelisht me këto tre lote, punimet po avancojnë edhe tek pjesa e tunelit që po ndërtohet për 22 mln euro.

Rruga Kardhiq-Delvinë ka nisur që në vitin 2009. Ajo u ndërtua në një pjesë të trasesë së saj nga qeveria e djathtë. Që prej vitit 2013, qeveria Rama nuk bëri asnjë kilometër. Tani kanë filluar punimet për tunelin dhe segmentin mbetur prej 15 km. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY