GENC POLLO/ Pacta sunt servanda ose një guidë për pas 25 prillit

GENC POLLO/ Pacta sunt servanda ose një guidë për pas 25 prillit

94
0
Shares

Nga Genc Pollo

Shenjtëria e marrëveshjes

Respektimi i fjalësdhënë (marrëveshjes) nga palët ka qenënjë nga parimet e hershmeqytetërimit njerëzor. Që kyparimbrendësohej e rrënjosejshoqëri kaldeasit, egjiptianët e kinezët e lashtë e konsideroninshenjtëmarrëveshjen dhe besonin se perënditë e tyre ishin një “palë e tretë hyjnore, e cila vigjëlonte e gatshme për të ndëshkuarpalën zuzare” në rast shkeljemarrëveshjes.

vonë ky parim del si thelbësorfetë abrahamite po të shikosh urdhëresat e DhiatësVjetër e të Re si edheKuranit. Spikatkëtë traditë Shën Augustini, teologu e filozofi i shek. 5 m.Kr. i cili porosit se fjala duhet mbajturedhe kundrejt armikut. Në shekujt e mëvonshëm e sidomosIluminizmin europian e derikohët moderne ky parim, i njohur me thënien latinisht pacta sunt servanda (marrëveshjetduhen respektuar), u qendror dhe universal në të drejtënkombëtare e ndërkombëtare.

Marrëveshjet e Tiranës; 2013 e 2020

fillimnëntorit 2013, katër muaj pas humbjes në zgjedhjet parlamentare e shtatë javë pas formimit të qeverisëRama, Partia Demokratike paraqitiKuvendin e Republikës projektrezolutën “Për proçesin e integrimit Europian të Shqipërisë”. Ishte një gjest vullnetmirë, konstruktiv e jo fort i shpeshtëparlamentin tonë. Teksti i saj ishte i përgjithshëm e në pikën 6 i kërkonte qeverisëpërmbushte pesë kushtet e Brukselit (po, vetëm pesë ishin atëhere! Madje formalisht nuk quheshin as kushte por prioritete!) E veçantë ishte pika 9 ku Kuvendi (e qeveria) angazhohej të mos cënonte integritetin e institucionevepavarura si Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Inspektoriati i Deklarimit e Kontrollit të Pasuriveofiqarëve (ILDKPKI), Instituti i Statistikave (INSTAT), e të tjera, përfshi edhe organet e drejtësisë. Nndër rregullat e  qeverisjesmirë është drejtuesit titullarëkëtyreinstitucioneveemëruar sipas ligjit nga një mazhorancëparlamentare mbetendetyrë deri në fund të mandatit të tyre; dhe kjo respektohet nga një mazhorancë parlamentare e re. Mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e v. 2005 e respektoi këtërregull edhe pse herët i kishte kritikuar për abuzim e korrupsion disa nga drejtuesit titullarëkëtyre institucioneve.

Në nëntor 2013, mazhoranca ra dakord me propozimin e opozitës dhe projekt rezoluta u votua unanimisht në Kuvend në 27 nëntor. nesërmen Shqipëria festoi Ditën e Flamuritharmoni e paqe sociale. Shtatë javë pas, në janar 2014,qeveria e mazhoranca e saj në Kuvend filluanshkarkoninnjë nga një drejtuesit titullarëinstitucionevepavarura e t’i zëvendësonin me njerëzit e tyre; për këtë përdornin edhe ligjespeciale, por shumti shkelnin ligjin në fuqi. 

Le të shohim çfarë i parapriu miratimitrezolutësplaninndërkombëtar: 29 tetor 2013 u mblodh në Tiranë Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit, forumi dy herë në vit bën bashkë deputetët tanë dhe eurodeputët. Kryetari i porsacaktuar i komisionit, një eurodeputet sllovak, arriti diçka nuk arrihej prej vitesh: miratimin me konsensus një deklarate në fund të mbledhjes (sipas rregullores për miratimin duhen edhe votat e opozitës dhe deputetët socialistëpara 2013 nuk kishin votuar pro për arsyet e tyre). Pika 6 e deklaratës, njëlloj si vonë pika 9 e rezolutës kërkonteruajtjen e respektimin e institucionvepavaruara duke i pëmendur ato një e nga një me emër. Në 14 mars 2014 në Strasburg gjatë mbledhjes vijuese të komisionit, drejtuesi i deputetëve të opozitës, ngulmonte herë me ulët e herëme të lartë se në deklaratën e rradhës duhejpërmendejdhunimi nga mazhoranca i pikës 6 të deklaratëstetorit. “Lëre këtë tashti ! i thoshte kryetari “Po sikurfusim një rekomandim për reformën territoriale?” Si përfundimdeklarata nuk u miratua. 

Në 14 janar 2020 mazhoranca nënshkroi një marrëveshje me opozitën, sipascilës çdo amendim  i legjislacionit zgjedhordo të bëhej me konsensus;   5 qershor 2020 palët, po me shkrim, ranë dakord për amendimet konkrete. Një muaj vonë shefi i mazhorancës deklaroi se do e ndryshonte sërishlegjislacionin zgjedhor: pa konsensus me opozitën, ndryshenga çfarë kishte dhënë fjalën e firmën në 14 janar dhe duke zhbërë disa nga amendimet për të cilat kishte dhënë fjalën e firmën në 5 qershor. Në fillimtetorit mazhoranca i miratoindryshimet donte shefi i saj. 

Dialogu e marrëveshja e 14janarit/5qershorit u shoqërua e ndërmjetësua nga diplomatët kryesorë në Tiranë. Nuk munguan edhe episode bizare, si negociata derimesnatërezidenca ambasadorësh, siç nuk mungoi edhe përshtypja se diplomatët (dhe logjikisht Fuqitë e Mëdha ata përfaqësonin) ishin garantorëzbatimitmarrëveshjes. Ndaj dhunimit të marrëveshjes ata reaguan me trishtim e qortim në Twitter; ndonjë syresh bëri edhe hajgare se vërtet u prish konsensusi i janarit por nuk u cënua teksti i qershorit. Në fund të ditës tërëgarantorët” e Tiranës  vazhduan business as usual.

Mirëbesimi mes palëve kundrejt polarizimit politik.

Polarizmi politik i  skajshëmvendin tonë shihet si një problem jo i vogël duhet kapërcyer. Në një shoqëri plurale e demokratike, polarizimi politik ndodh vetvetiu e herë pas here sipas dinamikësjetës politike. Ai mund të jetë edhe i shëndetshëm, mbasi e ndihmon edhe pjesën e painteresuarpublikut  kuptojë dallimet midis forcave politike e drejtuesvetyre. Qofshin këto dallime programore, apo karakteriale. Por kur polarizimi është i vazhdueshëm dhe ekstrem, ai paralizon veprimtarinë politike normale dhe delegjitimon institucionet kushtetuese. Ky ka qenë shpeshrastipolitikën shqiptare pas v.1991. Jo rrallë për këtë ështëkritikuar opozita. Por shumti rrënjët e problemit kanëqenë tek qeveria. Përdorimi abuziv i pushtetit për të dobësuar, përçarë, margjinalizuar e poshtëruar opozitën, do të sillte me doemos pasojë reagime drastike nga kjo e fundit. 

Sensi i vetëpërmbajtjes politike do të thotëevitosh veprimee politika mundjenë ligjore, po janë tejet provokuese për publikun e për opozitën dhe dukshëm nuk i shërbejnë interesitpërbashkët. Sidomos kur janë surpriza të pa prezantuarafushatë e për pasojëpamandatuara demokratikisht. Por kyështë një “lluks e kanë demokracitë e konsoliduara në vende të kamura. 

Në fund të fundit, aty raportet mes qeverisë e opozitësrregullohen nga ligji; në një rastlumtur mundshtojmëedhe nga tradita pozitive e nga mirëbesimi. Edhe tek ne mundmjaftonte një zbatim e respektim korrekt e i arsyeshëm i Kushtetutës së Republikës e i Rregullores së Kuvendit, marrëdhëniet qeveri/opozitëmbeteshinshinat e normalitetit. Por, si në demokracireja e të pastabilizuara, zhvillimet janë shpeshpapritura e plot kriza e dallgë dhe nevoja e sjell që duhen bërë edhe marrëveshje mes këtyre dy palëve; marrëveshjecilat kthehenvijimakte zyrtare e ligjore dhe zbatohen nga palët. Dy shembujt e sjellë lartpërkatësisht nga vitet 2013-2014 e 2020 janë dy marrëveshje,ndër shumë se një dyzinë, janë arriturkëto tre dekada. Shumë syresh janë respektuar nga palët. Një pjesë e mirë e tyre janëmundësuar” nga ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve. 

Dy marrëveshjet e përkatësisht e fillimit dhe e funditqeverisë Rama dallohen nga të tjerat, se në rastin e tyreqeveria doli palë zuzare dhe i shkeli ato (mund shtohej si e tretë edhe marrëveshja për ligjet e reformësdrejtësi).Shkelja e tyre është edhe receta perfekte për të helmatisurpaqen sociale, për të asgjësuar atë pak mirëbesim ekzistondhe për të provokuar polarizimskajshëm. 

Këto dy marrëveshje me ndëmjetës (e informalisht garantorë) ndërkombëtarë dallohen edhe nga ndrimi i këtyrefundit: ata kishin qenë një palë e tretë e besuar dhe dashamirëse,prania e së cilës ndihte kapërcehej mosbesimi reciprokdhe pengonte zuzarizmin e besëshkeljen. Megjithësevdekatarëzakonshëm si ne, ndërkombëtarët luanin rolin e palës hyjnore si dikur tek kaldeasit, egjiptianët e kinezët e lashtë. Deri kur, në rastet lart, ata nuk mundën, apo nuk deshënjenë garantorë. Dhe druaj se në një planet ku demokracia liberale po sfidohet hapur, ndëkombëtarët do të jenë përherë e pakgatshëm e të aftë luajnë këtë rol. Të shtojmë këtu ky rol nuk është pjesë e detyrësfunksionale të tyre, por një improvizim jashtë menyje. 

Udha e vetme, pas rotacionitpritshëm pas 25 prillit, ështëbrendësimindërgjegjen politike i porosisë së Shën Augustinit dhe i normës etike europiane “pacta suntservanda“. Duke preferuar përfitimet afatgjata për të tërëkundrejt nepsit egoist afatshkurtër.

*Ish ministër e deputet

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY