Basha: Ngjarje e Elbasanit ishte e rëndë, të presim drejtësinë

Basha: Ngjarje e Elbasanit ishte e rëndë, të presim drejtësinë

27
0
Shares

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi një ngjarje të rëndë atë të Elbasanit duke iu kërkuar të gjithëve që të presin, derisa drejtësia të zbardhë të vërtetën.

Basha ishte i ftuar në frontline të gazetares Marsela Karapanço ku ndër të tjera u shpreh me siguri se gjatë këtyre javëve ka parë nga afër dëshirën e shqiptarëve për ndryshim.

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Me lejoni ta nis duke i uruar shërim të shpejtë efektives së policisë. Ju kërkoj të gjithëve të presin me durim, derisa drejtësia të zbardhë të vërtetën. Shqiptarët janë të tejngopur me këtë fenomen të shit-blerjes. Ajo që do bëjmë më 25 prill, është se do të mbyllim këtë bashkëpunim të errët të pushtetit me krimin, që na ka dëmtuar në shumë procese, sidomos në integrimin e vendit. Jam plot me besim se këtë të diel, shqiptarët, të cilëve iu ka ardhur në majë të hundës shit-blerja e votës, do të votojnë masivisht për numrin 9, duke i hapur rrugë integrimit të vendit.

Këto janë ngjarje që i bëjnë jehonë 8 viteve që duam të lëmë jashtë, janë ngjarje që tregojnë se Edi Rama e di që më 25 prill e pret humbja dhe tregojnë panikun dhe dëshpërimin e tij. Shumica e njerëzve në PS janë të ndershëm, të thjeshtë, dhe kërkojnë zgjidhje për familjet e tyre. Ata janë vëllezërit tanë, që mezi presin ndryshimin. I ftoj që më 25 prill të votojnë numrin 9. I garantoj që qeveria e ardhshme do të jetë e gjithë shqiptarëve.

Kam prekur e parë aq shumë gjatë këtyre javëve, është një entuziazëm i madh i shqiptarëve, që fitoja do iu takojë atyre, që asgjë nuk do mund ta ndalë vullnetin e tyre për ndryshim. Jam i bindur, e dëgjoj nga thirrjet e njerëzve, kur i takoj, demokratë e socialistë, qytetarë, pa parti, të gjithë janë të vendosur të rimarrin Shqipërinë që iu takon, këtë mund ta bëjnë vetëm duke marrë përgjegjësinë për ndryshim”, tha Basha. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY