12 persona të ndaluar, 1 në kërkim, 2 të akuzuar për vrasje....

12 persona të ndaluar, 1 në kërkim, 2 të akuzuar për vrasje. Por pa u sqaruar dinamika

82
0
Shares

Prokuroria ka lëshuar 12 urdhëra ndalimi në lidhje me ngjarjen e rëndë në Elbasan ku një person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën, mes tyre një efektive policie.

Megjithëse u dhanë disa detaje në lidhje me përplasjen e përgjakshme, duket se procedura e hetimit nuk është trasparante. Ende nuk është zbardhur dinamika e ngjarjes ndërkohë që ka disa dëshmi nga personat e pranishën në ngjarje si dhe dy oficerë të rangut të lartë të policisë.

Mungesa e dinamikës së ngjarjes politizon hetimet duke patur parasysh se ngjarja është në kontekstin zgjedhor. Mungesa e dinamikës i bën të pavlefshme edhe ndalimet e bëra. Ky nuk është një hetim që kërkon sekret të madh megjithëse nuk përjashtohen edhe momente të tilla. Por dinamika është shpjeguar nga të paktën 15 persona në polici dhe prokurori.
Nëse kerkon të mbajë sekret, le ti mbajë të gjitha detajet por jo të lëshojë në mënyrë të njanshme disa të tilla dhe disa të tjera jo.

Në këta rrethana publikimi i njëanshëm i disa momenteve dhe deklarata se buk ka ende dinamikë rrëzon besimin te hetimi.
Në kushtet kur policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk reagojnë dhe nuk veprojmë ndaj elementit kriminal, kur prokurori është në kushtet e nje konflikti interesi të përceptuar si vëllai i një kandidati të PS, edhe një gjë e vogël rrëzon shanset se kjo ngjarje e rëndë, me rrënjët tek krimi në Elbasan dhe korrupsioni zgjedhor në Elbasan do të zbardhet përgjysmë, aq sa i intereson pushetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY