Rama: Nëse nuk marr 71 mandate, hallin do ia kaloj dikujt tjetër

Rama: Nëse nuk marr 71 mandate, hallin do ia kaloj dikujt tjetër

125
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në “Real Story” në ‘News24’ se nëse PS-ja nuk merr shumicën në zgjedhjet e 25 prillit, ‘hallin’ do ia delegojë dikujt tjetër. Ndonëse Balla ia përsëriti edhe një herë pyetjen, Rama tha se nuk ecën me ‘sikur’.

“Nëse PS nuk merr shumicën që mua bashkë me shqiptarët më duhet për ta çuar Shqipërinë në majën ku mund të ngjitet, por s’i ka mandatet për të qeverisur dhe duhet që të fillojë të bëjë një proces nga halli, hallin do ia delegojë dikujt tjetër. PS nuk do mbarojë nëse mbaron karriera ime. PS do të vazhdojë.”, pohoi ai.

Në vijim Rama tha se nul dëshiron një qeveri nga halli. Edhe nëse merr 69 deputetë nuk mind të bëjë pazar.

”E para e punës njëherë në demokraci teorikisht rregullisht partia e parë dhe kur merr 24% dhe tjetri 17% fiton dhe ngarkohet të bëjë qeverinë. Benjamin Netanjahu as në ëndrrën e vetë më të bukur nuk i ka parë 50+1 vende në parlament po ka 10 vjet që është kryeministri i Izraelit. Ky nuk është rasti për mua. Unë qeveri me njerëz të tjerë dhe me këta nga parti të tjera nga halli nuk bëj. Nga halli se nuk i kam numrat. Të jesh i pari me 69 do të thotë që s’ke nevojë as të mundohesh fare. Qeveri nga halli unë nuk bëj. Unë shqiptarëve iu them që ky mandat nuk është për mua. Nuk dua një mandat që vazhdoj të jem kryeministër. Unë dua një mandat të qartë për të investuar 10 mld euro që ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, ta fusim në Ligën vendeve”, tha Rama. realstory.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY