BE dhe Austria, 145 mijë doza vaksinash Pfizer për Shqipërinë deri në...

BE dhe Austria, 145 mijë doza vaksinash Pfizer për Shqipërinë deri në gusht

40
0
Shares

Komisioni Evropian dhe Austria kanë arritur marrëveshjen për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 për Ballkanin Perëndimor, nga të cilat Shqipëria përfiton 145.000 doza vaksinash BioNTech/Pfizer nga fillimi i majit deri në muajin gusht.

Ambasadorii BE-së në Shqipëri Luigi Soreca dhe Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner kanë përshëndetur këtë marrëveshje.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca: “Solidariteti i Ekipit Evropa në veprim: 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE-ja dhe të ndara me ndihmën e Austrisë do t’i dhurohen Shqipërisë nga fillimi i majit deri në gusht. Nga mekanizmi i BE-së për ndarjen e vaksinave, i shpallur në fillim të vitit, përfiton Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, me 70 milionë, duke u dhënë përparësi punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe kategorive të cenueshme. Krenar që BE-ja qëndron pranë popullit shqiptar me pajisje mjekësore, mbrojtje sociale, ndihmë makro-financiare, ndërsa tani edhe me vaksina, me një angazhim të përgjithshëm prej më shumë se 230 milionë eurosh.”

Ambasadori austriak në Shqipëri Christian Steiner: “Shumë i kënaqur që Austria dhe Komisioni Evropian kanë lehtësuar transferimin e vaksinave BioNTech / Pfizer në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Është shprehje e solidaritetit evropian dhe tregon se BE-ja kujdeset për partnerët tanë në këtë rajon, e ardhmja e të cilëve është qartazi në BE”. a.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY