EMRAT/ Kush po blen vota për PS në Durrës, Paloka denoncon skuadrën...

EMRAT/ Kush po blen vota për PS në Durrës, Paloka denoncon skuadrën kriminale

541
0
Shares

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Durrësit, Edi Paloka, denoncoi sot në një konferencë shtypi, me emra personat që janë përfshirë në shitblerjen e votave në këtë qark

Edhe deputeti socialist Jurgis Çyrbja, sipas Palokës, në 5 praktika të ngjashme, ka kryer mbivendosje pronash, duke i dhënë të njëjtën pronë brenda ditës dy personave të ndryshëm.

Paloka tha se dokumentacioni i është dërguar SPAK, ku është depozituar edhe një kallëzim penal për deputetin në fjalë.

Ndërkohë, sipas nënkryetarit demokrat, i cili kryeson edhe listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Durrësit, po në SPAK janë depozituar kallëzimet penale për drejtuesit e institucioneve vendore në Durrës që janë përfshirë në blerjen e votave, si dhe një seri shtetasit që duke shpërndarë para apo përmes kërcënimeve synojnë të tjetërsojnë vullnetin e votuesve.

Paloka tha se SPAK, bazuar në Kodin e Ri Zgjedhor, duhet të veprojë para zgjedhjeve të 25 prillit. Paloka tha se pavarësisht asaj që do të bëjë SPAK, dosjet janë aty dhe personat që kanë shkelur dhe po shkelin ligjin do të përballen me drejtësinë. a.b


/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY