Aksidenti tragjik në Bulqizë, 10 vjeçarja humb jetën, nëna shumë rëndë

Aksidenti tragjik në Bulqizë, 10 vjeçarja humb jetën, nëna shumë rëndë

169
0
Shares

Një aksident i rëndë ndodhi këtë pasdite në Bulqizë ku u plagosën nëna dhe e bija 10 vjeç.

Por fëmija ka humbur jetën në spital ndërsa pritej mbërritja e helikopterit për ta dërguar drejt Tiranës. Ndërkaq e ëma e fëmijës, ndodhet në gjendje kritike për jetën. m.k

Njoftimii policisë:

Rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe, ndërsa shtetasja Sh.Sh., ndodhet për ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY